Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një pallat 8-katësh në këtë qytet që dyshohet se është ndërtuar përmes pastrimit të parave dhe falsifikimit të dokumenteve.
Në kërkim janë shpallur dy pronaret e truallit Hito Muskaj dhe Viktor Muskaj.
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se dy vëllezërit dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet dhe lejen e ndërtimit të objektit 8-katësh.
Pas denoncimit të shtetasit J.M., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar procedim penal nr.1100/2021, për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”
Gjatë zhvillimit të punimeve, rezulton e provuar se më datë 02.07.2021. prej personit në hetim/ shoqërisë zhvilluese është shembur tërësisht godina në pronësi të shtetasit J.M, veprime këto të cilat dyshohen se janë kryer tej parashikimeve të lejes së ndërtimit, datë 04.09.2020. të Bashkisë Vlorë.