Disa emra të rinj po qarkullojnë në media si propozime nga Partia Demokratike, për të qenë në listat e deputetëve për zgjedhjet më 25 prill.
Bëhet fjalë për shkrimtaren Flutura Açka, e cila thuhet se do të kandidojë në Elbasan. Analisti dhe opinionisti Agron Gjekmarkaj, me kandidaturë në Lezhë. Dhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, që thuhet se do të kandidojë në Vlorë.
Ndërkohë që janë konfirmuar në listën kryesuese të PD-së për Tiranën, 8 drejtuesit politikë.
Risjellim në vëmendje se kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sonte në orën 20:00, ku do të analizojë dhe do të japë aprovimin për listën shumë emërore të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Deri më tani, nga Partia Demokratike nuk është komunikuar zyrtarisht asnjë emër.