Si pasojë e një aksidenti rrugor një person ka humbur jetën këtë mbrëmje në Velipojë. Sipas raportimeve të fundit nga vendngjarja një automjet ka përplasur për vdekje këmbësorin e identifikuar si Bujar Bujaj 40 vjeç.
Mësohet se viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës duke u transportuar për në spital, ndërsa policia e ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Hetimet po vijojnë por ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./MAPO.AL/