Një atentat me pasojë vrasjen e një shqiptari ka ndodhur në Belgjikë mbrëmjen e kaluar.
Mediat belge raportojnë se është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin Antwerp, Bledar Muça.
Ky i fundit njihet si krahu i djathtë i Ardian dhe Florenc Çapjas.
Muça është akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi, e ndodhur me 30 dhjetor të vitit 2012.
Po kështu, Bledar Muça ishte ndër të plagosurit e Masakrës së Elbasanit, që iu bë fisit Çapja, ku tre prej anëtarëve të tyre mbetën të vrarë.