Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 21/09/20 |
mapo.al

Një 22-vjeçar në Tiranë i shpallur në kërkim për vrasje, është vënë në pranga. Bëhet fjalë për Sokol Troka. Më 24 nëntor të vitit 2019, Troka qëlloi nga makina me drejtues I. A, për t’i marrë jetën këtij të fundit.






Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Ndërkohë, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, kanë funksionuar 86 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.







Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.




Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe janë arrestuar në flagrancë 22 persona për dhënie të ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit, etj.



Gjithashtu janë ndaluar 3 persona të shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, si dhe janë proceduar penalisht 7 qytetarë e janë shpallur në kërkim 4 persona.

 

1


Etiketa: , , ,

Pas