Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta ka reaguar pas letrës se Autoritetit te Dosjeve ku përmendej emri i ish Presidentit ne dosjet e Sigurimit te Shtetit. Meta tha se ky institucion ka manipuluar dosjet
“Nuk ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton që me këtë akt vetëvrasës – sepse Autoriteti i Dosjeve para se të jetë ligjor, është moral. Është për të ardhur keq për sjelljen e Autoritetit të manipulimit të dosjeve. Sepse e dinë që çfarë ka të manipuluar në ato dosje. Me një e-mail anonim, që kur të zbulohet do gajaseni të gjithë, na qenka zbuluar që pas 30 e ca vitesh, I.M. qenka ky njeri i cili që në mars të vitit 1992 është bërë deputet dhe iu është nënshtruar të gjithë filtrave të të gjithë komisioneve të të gjitha kohërave. Që nga filtri i Berishës, ku nuk kaloi gjysma e atyre që ishin pjesë e partisë ku unë bëja pjesë, tashmë të kthyer në parti patronazhistësh dhe fuskash”, tha Meta.
Ish-presidenti nuk kurseu as kritikat ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila mblodhi kryetarët e grupeve parlamentare, duke e cilësuar ngjarjen tronditëse. Meta e quajti Nikollën “pulë e Kuvendit dhe pa karakter”, duke thënë se ajo po përdoret.
“Pse u dashka bërë me urgjencë një ligj i posaçëm? Dhe patjetër u ngrit Parlamenti në këmbë? Po cili Parlament, ai me në krye zonjën Nikolla, apo Lindita e Ramës që vepron me urdhër për të tërhequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve. Për atë do të përvëlohen të gjithë si minjtë në furrën e drejtësisë”.