Moisi Duda është caktuar në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Vendimi u mor nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në një mbledhje ditën e sotme.
Duda do qëndrojë në këtë pozicion për një periudhë tremujore, nga data kur ky vendim hyn në fuqi.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës në praninë e 10 anëtarëve, në mungesë për arsye shëndetësore, të Sandër Beci”, thuhej në njoftim.