Kronika

Emri/ Kush është i riu që u plagos tek Komuna e Parisit




               Publikuar në : 23:05 - 14/03/19 |
mapo.al

26-vjeçari Enea Keqa ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit në Tiranë. Ai u qëllua me armë teksa kalonte rrugën në këmbë sonte rreth orës 22:00. Plumbat e kanë kapur në këmbë, ndërsa i riu po mjekohet në spitalin e Traumës. Autorët nuk janë zbluar ende nga policia.


Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

*Vendi i ngjarjes


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas