Aksidenti është regjistruar në Lezhë, gjatë ditës së sotme.
Aksidenti ndodhi në fshatin Rrilë, ku dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën.
Për pasojë u plagosën tre persona.
Mësohet se shoferi i mjetit tip Opel 66 vjeç ndërroi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndoc Nikolli kishte marrë plagë të shumta pas aksidentit dhe për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet një grua që ishte pasagjere, në automjet.