Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së hënën në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, ku dy persona kanë sulmuar të riun Armando Trimi.
I riu ka përfunduar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se ka identifikuar autorët dhe është vënë në kerkim të tyre.