Aktualitet

Emri/Shkodrani i dënuar me 12 vite burg zbret në Rinas dhe prangoset






               Publikuar në : 13:19 - 18/07/19 |
mapo.al

40-vjeçari, Domi Vuksani i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg tentoi të hynte në vendin tonë përmes Rinasit, por u arrestua nga policia.


“Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të shtetasit shqiptar Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.



Pas