Një 52-vjeçare ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në Elbasan rreth orës 13:00 në lagjen “Vullnetari”, dhe nga verifikimet e para rezulton se 52-vjeçarja Fatbardha Likrami vuante nga depresioni.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.
Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.