Aktualitet

EMRI/ Vrau pronarin e servisit, arrestohet pas 7 vitesh ish – punonjësi i SHISH














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:20 - 23/11/21 |
mapo.al

Kapet dhe arrestohet pas 7 vitesh në arrati, ish punonjësi i SHISH, Xhevahir Mzhika, i cili akuzohet për vrasjen Florian Selmanin.






Ai është kapur nga unifomat blu në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.


51-vjecari është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tirane me 10 vite burg në mungesë per veprën penale vrasje me dashje dhe armë mbajtje pa leje. Në vitin 2014 Xhevahir Mzhika ka qëlluar me armë zjarri pronarin e një servisi pas një konflikti që kishte patur me të.







Mzhika para krimit, kishte ndërruar gomen e makines të servisi I viktimes, Selmani. Por
teksa po udhëtonte me familjen e tij, goma e makinës të cilën sapo e kishte ndërruar,
plasi, duke perbere rrezik për aksident.




I revoltuar, të nesërmen autori Xhevahir Mzhika u konfliktua me pronarin e servisit Florian Selmanin për ti kërkuar llogari për shkak se nuk ishin treguar të kujdesshëm kur i kishin ndërruar gomën e automjetit.



Ata u përleshen fizikisht dhe më pas konflikti degradoi dhe Mzhika e qëlloi për vdekjen Florian
Selmanin.

Pas krimit, ish-zyrtari i SHISH, u larguar nga ngjarja dhe prej vitesh ka qenë në arrati, por pas lokalizimit të tij, punonjësi e komisariat numër 2 në Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin për kapen dhe arrestimin e tij.

Tani 51-vjeçari do të dergohet në burg ku do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për vrasje.

6


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas