Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me autorin e dyshuar për vendosjen e tritolit në shtëpinë e Armand Dukës.
Sipas televizioneve informative, personi i arrestuari është Arlen Hasanaj dhe rezulton të jetë sipërmarrës i një kompanie në Durrës.
Po ashtu mësohet se autori i dyshuar, që u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia, është banor i lagjes nr.4 ku banon edhe kreu i FSHF-së.
Shpërthimi me tritol ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.