“Mbretëresha e Instagramit”, Enca ka treguar dje përmes një postimi se ka arritur 2 milionë followers në “Instagram”, duke u bërë e para artiste shqiptare me këtë numër ndjekësish. Ajo madje u shpreh optimiste se një ditë do të arrijë edhe 20 milionë ndjekës.
“Dy milionë ndjekës. Faleminderit shumë. Çka ka rëndësi për mua është që t’ju bëj të lumtur juve me muzikën time…”, ka shkruar artistja.
Megjithatë, Enca ka ndarë me ndjekësit një tjetër foto sot në mbrëmje, në pozicion provokues ku shkruan: Yes yes, Unë jam ajo vajzë që i bën 2 herë 2 milion ndjekës brenda 2 ditëve 😂🤗🥂 Mund të më uroni prap 😋❤ Ju dua !
View this post on Instagram