Enca ka gati videoklipin e radhës për këngën me Don Phenom. E ajo nga çka kemi arritur të shohim deri tani, këngëtarja po vjen shumë bombastike.
Ajo nuk është munduar aspak të fshehë format e saj për këtë videoklip, ndërsa tani me anë të një fotoje të postuar e dëshmon këtë, shkruan Gazeta Express.
Enca vjen me një fotografi ku ka të pasmet e kthyera kah kamera, ndërsa ka shkruar se nuk e ka ndër mend të tregojë se kur po publikohet ‘Kujt po i han’, por do ta lë si surprizë daljen e videos./Gazeta Express