Aktualitet

Ende debatohet për 5G, por telefonia 6G është gjithmonë e më afër





               Publikuar në : 13:07 - 07/12/19 |
mapo.al

Ndërsa në shumë vende të botës po debatohet mbi rrjetin 5G dhe Kinën, Ministria e Shkencave Japoneze ka njoftuar se kanë nisur të hidhen hapa të tjerë të rëndësishëm mbi këtë temë; formimin e dy skuadrave të dedikuara për kërkime në telefoninë celulare të gjeneratës së gjashtë.


Një grup studiuesish nga Universiteti i Osakës ka zhvilluar një marrësi me frekuencë terahertz që lejon komunikimin e të dhënave pa tel me rekord kujtese të dhënash rreth 30 Gigabits për sekondë dhe në kohë reale, pa gabime, gjë që mund të hapë rrugën për teknologjinë 6G, teksa rezultatet e hulumtimit të tyre janë botuar në ‘Scientific Reports’.



Dioda e veçantë
Japonezët kanë përdorur një përbërës të veçantë elektronik të quajtur një ‘diodë tingëlluese’, e ndryshme nga ato që përdoren në elektronikën normale.


Dioda e veçantë, me një ‘sjellje’ jo lineare lejon shkencëtarët të sinkronizojnë sinjalet terahertz të marra shpejt përmes një oshilatori elektronik të brendshëm në pajisje. Sipas shkencëtarëve, zbulimi i ri karërmirësuar ndjeshmërinë e perceptimit të sinjaleve me një faktor prej 10 000 herë.

Aplikime të ndryshme
“Kjo teknologji”, shpjegon autori kryesor i hulumtimit, Masayuki Fujita, “mund të përdoret, përveç komunikimit pa tel të gjeneratës së re 6G, gjithashtu edhe për zbulimin spektroskopik, inspektimin jo destruktiv dhe radarin me rezolucion të lartë”.


Etiketa:

Pas