Femrat janë konsideruar shpesh si seksi i dobët për shkak se nuk mund të bëjnë shumë prej gjërave që i bëjnë burrat.
Megjithatë edhe burrat nuk mund të lindin apo të bëjnë gjëra që i bëjnë vetëm femrat.
Po sikur të ndërronin rolet, kush do t’ia dilte më mirë për të bëra punët e tjetrit?
Një eksperiment i bërë së fundmi vërtetoi se burrat dorëzohen më shpejt në gjërat që femrat bëjnë.
Ato kanë durimin dhe forcën e duhur për të bërë gjëra të tilla ndërsa meshkujt dorëzohen më shpejt.
Në Kinë është stimuluar dhimbja që vjen gjatë kontraktimeve të lindjes te një burrë për të parë se si do të reagonte ai. Pajisje që përcillnin të njëjtën ndjesi si edhe kontraktimet natyrale të femrat u lidhën në fund të barkut të mashkullit.
Pas vetëm disa minutash, mashkulli, i cili pranoi t’i nënshtrohej kësaj simulate, filloi të qante nga dhimbjet dhe lutej që t’i hiqnin pajisjet.
Me siguri që po të varej nga meshkujt, vazhdimi i jetës në tokë nuk do ta kishte shumë të gjatë.
Këtij eksperimenti i janë nënshtruar shumë meshkuj që kishin partnere shtatzënë.
Qëllimi i eksperimentit ka qenë që meshkujt të ndjenin të njëjtat gjë si partneret e tyre për të pasur më shumë respekt për vuajtjet që ato duronin dhe të ishin më pranë tyre gjatë çasteve të lindjes.