Në ditën e dytë të negociatave të gjata për reformën zgjedhore, të dy palët duket se kanë arritur progres. Ambasadorja amerikane, Kim, bëri të ditur mbrëmë vonë se ka tashmë një marrëveshje, dhe pritet vetëm firma e Lulzim Bashës. Ndërkohë, që mazhoranca e ka dhënë dakordësinë. Kryetari i Opozitës, e pranoi se ka avancim në pikën e administrimit zgjedhor, por u shpreh se ka mbetur ende një çështje për t’u zgjidhur
***
Reforma zgjedhore është në hapat e fundit, por ka ende njëçështje të pazgjidhur për të cilën edhe mbrëmë nuk u ra dakord. Megjithëse ambasadorja amerikane foli me shenja optimiste nëdaljen e saj për mediat pas përfundimit të bisedimeve të djeshme që zgjatën gati dhjetë orë, sërish çështja e reformës zgjedhore ka mbetur e pazgjidhur.
I vetmi që foli nga palët, ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili megjithëse mbështeti ambasadoren Kim në lidhje me progresin e arritur, sërish shfaqi shenja skepticizmi kurtha se ka ende një çështje të pazgjidhur.
“Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, –tha Basha.
Megjithëse nga palët u tregua mungesë e theksuar transparence, dhe në publik nuk u mësua se cilat janë çështjet që po debatohen, sërish burimet thanë se ka pasur mosmarrëveshje për sa i përket administratës zgjedhore, e cila nga ana e PS-sëkërkohet të jetë e depolitizuar, ndërsa PD kërkon që të shtohen dhe nga dy anëtarë, pa të drejtë vote nga secila palë.
Ambasadorja Kim
Ambasadorja amerikane, ishte e qartë në qëndrimin e saj kur tha se “topi tashmë është në fushën e opozitës”. Edhe ditën e djeshme, bisedimet e këshillit politik u bënë në rezidencën e Ambasadës Amerikane, ku prezent ishin dhe ambasadori i BE dhe ai britanik.
Në daljen e saj para mediave, zonja Kim nuk ngurroi t’i jepte meritat partisë në pushtet, teksa ftoi opozitën të bënte të njëjtën gjë.
“Duhet t’i jepet merita partisë në pushtet. Ne i bëmë të qartë se duhet të jepnim më shumë. Kështu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmje. Ne kemi një marrëveshje shumë të mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosi Shqipërinë drejt BE. Përmban masa që janë adresuar, trajtuar nga ODIHR. Përmban disa hapa domethënësqë nuk janë rekomanduar dhe nga ODIHR, por që do të shihen si një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë. Ka ardhur koha, për opozitën, për PD-në, për mikun tim Luli Basha, që të barazpeshojnë, të balancojnë të gjithë faktorët dhe të thonë ‘PO’ për popullin shqiptar, dhe të thonë ‘PO’ për Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në duart e tij”, tha Yuri Kim, por pa dhënë detaje më shumë se në cilat pikaështë bërë progresi që pretendohet.
Ngërçi
Opozita nga ana e saj po tregon kujdes në lidhje me prononcimet në media. Vetë fakti që bisedimet e këshillit politik po këqyrendhe zhvillohen në rezidencën e ambasadës flet dhe për rëndësinëqë i është vënë këtij procesi. Deri ditën e djeshme ishin pa zgjidhur rreth katër çështje, që kishin të bënin me identifikimin biometrik të zgjedhësve, çështjen e kolegjit zgjedhor, depolitizimin e komisioneve zgjedhore dhe përbërjen e re të KQZ.
Ajo ku asnjëra palë nuk tërhiqet për disa ditë me radhë është “depolitizimi i komisioneve zgjedhore”. Opozita ka vendosur kusht që në rast të implementimit të identifikimit biometrik të zgjedhësve, në komisione të marrin pjesë dhe nga dy vëzhgues pa të drejtë vota nga secila palë. Kjo kërkesë është ngritur mbi dyshimet se depolitizimi mund të mbetet vetëm në letër. Pra për ta bërë më të qartë. Në komisione zgjedhore, tëdepolitizuarit nuk do jenë asgjë më shumë por të emëruarit nëadministratë, e cila në Shqipëri caktohet në shumicë në bazë tëbindjeve partiake.
Edhe kur komisionet janë politike, partia nëpushtet në to dërgon në përbërje të tyre punonjës tëadministratës. Deri më tani formula e ndjekur është që nëgjysmat e komisioneve shumicën e ka opozita, dhe në gjysmën tjetër mazhoranca në një përbërje prej shtatë komisionerësh.
Me formulën e re kjo skemë bie dhe komisionerët janë të shtatë tëdepolitizuar që mund të vijnë nga radhët e mësuesve apo sektorëve të tjerë të administratës, apo dhe sektori privat. Por nëkushtet kur zgjedhjet organizohen nga pushteti, nuk ka asnjëgaranci për pavarësinë e tyre. Nga ana tjetër, duke qenë se eksperimentohet për herë të parë, identifikimi biometrik i zgjedhësve nuk është çudi që të shfaqë problem, një garanci qës’ka mundur dot ta japë gjatë bisedimeve përfaqësuesi imazhorancës.
Duke parë zhvillimet e djeshme, duket se dhe dita e sotme do jetë një ditë takimesh mes ambasadorëve, opozitës por edhe mazhorancës. Opozita kërkon garanci për zgjedhjet e ardhshme me qëllim që mos përsëriten fenomenet si në zgjedhjet e kaluara. Për hir të konsensusit dhe integrimit ajo ka hequr dorë nga kërkesa politike për qeveri tranzitore, por duket se ka kundër një sërë faktorësh të tjerë.
Megjithatë, besohet se sot, do të kemi zyrtarisht një marrëveshje.