Wednesday, February 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Endri Shabani: Lista gjysmë-e-hapur nuk është listë e hapur, por tallje

by mapo.al
14/07/2020
in Aktualitet, Politika
0

Endri Shabani, aktivisti Nismës Thurje, analizoi për Euronews Albania zhvillimin e fundit politik në vend, ku shumica socialiste ka përkrahur ndryshimet kushtetutese që i hapin rrugë zgjedhjeve me lista të hapura, por pa koalicione parazgjedhore.

Hapja e listave zgjedhore, ishte një kërkesë edhe e Nismës Thurje, mirëpo Shabani kujtoi se ata kishin kërkuar gjithashtu ndryshim të sistemit në proporcional kombëtar, apo dhe mundësimin e votës për emigrantët dhe se “nuk kishin marrë ende asgjë”.



“Lista gjysmë-e-hapur nuk është listë e hapur. Me atë që u riformulua sot u tha se ishte vendosur një prag nën të cilin nuk bie, ku thuhet se 1/3-ta e vendeve në listë nuk do të jenë të hapura, çka i thonë rreth 33 për qind, por partitë politike në Shqipëri nuk marrin më shumë se 33 për qind e nëse shkohet ne këtë version, kjo do të jetë një tallje, nuk do të jetë hapje e listës,” – tha Shabani.

Aktivisti politik foli më tej edhe rreth koalicioneve, duke u shprehur se “jo domosdoshmërisht hapja e listave pamundëson koalicionet parazgjedhore”.

“Kryetarët e partive duhet të heqin dorë nga lojërat dhe t’i përgjigjen një kërkese shoqërore të artikuluar qartë, të hapin listat, të fusin garën jo vetëm në politikë, por në çdo sferë të shoqërisë, nuk mund të vazhdojë më kjo punë që të shiten vendet në listë për t’u bërë deputet, për t’u bërë anëtar këshilli bashkiak e kështu më poshtë, pedagogë, policë, administratë publike e të tjerë. Kjo duhet marrë fund sepse kjo kapje po e shkatërron këtë vend duke i larguar të rinjtë e mbase gjëja më e mirë që prindërit bëjnë sot është që mbledhin para për t’i dërguar fëmijët jashtë shtetit,” – u shpreh i revoltuar Shabani.

I pyetur nëse ndryshimet kushtetuese e bëjnë më të fortë politikisht kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme, Shabani u përgjigj në mënyrë parimore se “zgjedhjet nuk janë numra, por frymë”. Ai më pas analizoi rezultatet e zgjedhjeve ndër vite, ku tha se disa mandate i morën partitë e mëdha, vetëm në sajë të koalicioneve dhe sistemit zgjedhor.

“Në vitin 2013, tetë mandate më shumë se sa i takonin i mori Rama, tetë i mori Berisha, pra 16 mandate për dy partitë e mëdha shkuan jo se ia dhanë qytetarët, por i morën partitë e vogla, të cilat për shkak të ndarjes territoriale nuk arrinin të nxirrnin deputetë. Në vitin 2017 ku u garua pa koalicione PS-ja mori 7 mandate që nuk ia kishin dhënë qytetarët, ndërsa PD-ja dy ose tre, zgjidhja për këto raste është sistemi proporcional kombëtar,” – këmbënguli Shabani duke theksuar se zgjidhja nuk është heqja e koalicioneve.

Për sa i përket pragut elektoral, Shabani tha se ai vendoset për të lënë jashtë parlamentit partitë e vogla, por gjithashtu edhe për të lënë jashtë edhe kriminelët, megjithatë ai theksoi se kalimi nga pragu 3% në 5% është shumë e lartë.

Gazetari Muja e pyeti Shabanin rreth spekulimeve për kalimin e Nismës Thurje në parti dhe nëse kjo gjë do të ndodhte a do të kishte bashkëpunime të mëtejshme me Rudina Hajdarin, deputeten e cila e përkrahu kërkesën e Nismës për ndryshime të sistemit. Por Shabani këmbënguli se “Nisma Thurje” nuk është shprehur ndonjëherë se do të organizohet si parti, ndërsa mbështetjen e Rudina Hajdarit ai e justifikoi si një mbështetje në cilësinë e deputetes. Sidoqoftë në fund ai la të hapur si mundësi faktin se në një të ardhme nuk mund të përjashtohet kalimi në parti politike të Nismës Thurje.

“Nëse do t’ia dalim të arrijmë ndryshimin e sistemit do të shohim më pas se çfarë do të bëjmë, por sigurisht kjo mbështetje do të jetë një shembull pozitiv mbi të cilin mund ta rivlerësojmë se çfarë do të ndjekim. Ne kemi që në vitin 2014 që përpiqemi të influencojmë nga jashtë sistemin politik në Shqipëri për të arritur disa ndryshime themelore për jetën ekonomike dhe politike të vendit dhe sigurisht nga jashtë energjia që harxhojmë është më e madhe se ajo që do të kërkohej po të ishim të angazhuar direkte në politikën aktive, por është një vendim që do ta diskutojmë, nuk e kemi marrë ende, por që është një vendim që jemi duke e diskutuar,” – zbuloi më pas Shabani./ Euronews

Tags: Edi RamaEndri Shabanilistat e hapuraReforma Zgjedhore

JU SUGJEROJME

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
Bota

Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur

06/02/2023
Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin
Bota

Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin

06/02/2023
Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Next Post
Balla: Komisioni i Venecias përsëriti atë që pati thënë dhe Rama

Balla i përgjigjet deputetit të bundestagut gjerman Wadephul: PS po çon përpara marrëveshjen e 5 qershorit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
  • Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
  • “Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
  • Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
  • Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In