Dëshira nuk mjafton për të marrë pikë sidomos përballë Anglisë.
Tre Luanët kanë përmbushur pritshmëritë përballë kombëtares sonë të futbollit, teksa triumfuan 0-2 në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë e nisën frullshëm sfidën, duke tentuar të befasojnë miqtë anglez. Por, dy rastet e pastra që iu dhanë djemve të drejtuar nga Reja u shpërdoruan në momentet e fundit.
Më flagranti ishte momenti i Uzunit, me beratasin që në hyrje të zonës goditi jashtë.
Kjo zgjoi Anglinë që u përpoq të reagojë. Tentativat e shumta u konkretizuan në gol nga Harri Kejn në minutën e 39-të. Sulmuesi i Tottenham Hotspur shfrytëzoi në maksimum krosimin e Shou për të tundur rrjetën.
Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Reja kërkoi të rifreskojë skuadrën. Lëvizje që nuk rezultuan të suksesshme, me Mount që shënoi sërish për Anglinë duke vulosur rezultatin përfundimtar në 2-0.
Kjo fitore ishte e dyta për Anglinë ne grupit I kualifikues të Botërorit Katar 2022.
Ndërkaq, Shqipëria numëron 3 pikë dhe shkon me këmbë në tokë në transfertën e 31 marsit përballë San Marinos.