Mapo Letrare

Engjëlli dëbohet






               Publikuar në : 17:00 - 06/07/19 |
Nga Alberto Moravia

Nga Alberto Moravia


Tregim



Nuk jemi kurrë aq te kujdesshëm kur pajtojinë shërbëtorë të rinj. Ky ishte mendimi i zonjës Fazano. Megjithatë, një ditë prej ditësh, zonja gjeti a besoi se gjeti së paku atë që i leverdiste. Ishte fjala për një vajzë abruceze njëzet e pesë vjeç, e thjeshtë por e çiltër. Faqet e kuqe e trupi i bëshëm flisnin për aftësi dhe këmbëngulje në punë; shprehja e syve të kaltër dhe e buzëqeshjes së saj flisnin për seriozitet, pafajësi, mbase edhe për mungesën e një- të fejuari… Zonja Fazano, pasi bisedoi pak për ushqimin, larjen e rrobave dhe për “liridaljen” e ditës së diel, arriti te çështja e të dhënave biografike. Roza (kështu quhej vajza) u përgjigj se kishte qenë pesë vjet te kontesha Folago-Pikio. Tani, kjo konteshë ishte rastësi fatlume. Folago-Pikio ishte një grua mjaft e njohur, me të cilën zonja Fazano lakmonte të lidhej, ta ftonte e të kishin vajtje-ardhje. Kërkesa e informacionit për vajzën, mund të ishte vërtet një pretekst i miré për të lidhur marrëdhënie të mëtejshme. Jo një pretekst kushedi se çfarë, ç’është e vërteta, por në fund të fundit…

Zonja Fazano i telefonoi një mëngjes konteshës, duke i parashtruar në mënyrën me ceremoniale punën e shërbëtores” “E di që jeni shumë e zënë me punë dhe e kuptoj se po ju shqetësoj… por siç e dini… në këto kohëra… qarkullojnë ca njerëz— ju me kuptoni”. Pa një pa dy, kontesha e prapësoi ftesën e maskuar me një ton miqësor dhe tha në mënyrë të thatë se Roza ishte një vajzë e lavdërueshme nga çdo pikëpamje. “E vetmja e metë e saj, – shtoi pas një farë ngurrimi se, ajo është engjëll.” “Si kështu? – thirri zonja Fazano, “engjëll… dhe këtë ju e quani të metë?” Kontesha që e humbi pak durimin, i shpjegoi atëherë se nuk po e përdorte fjalën engjëll në kuptimin që thuhet “e mirë si engjell”. Roza ishte një engjëll… jashtë shtëpisë, ku ta gjesh… por në shtëpi… ne e mbajtëm pese vjet, dhe duke pasur parasysh se është jetime… veçse më në fund u detyruam ta përzinim… por ju provojeni, mbase me ju do te shkoje me mire. Kontesha shtoi edhe fjale te tjera, pastaj duke ia prerë shkurt bisedën, e përshëndeti dhe uli receptorin.

Zonja Fazano, me të marrë të dhënat, i peshoi të mirat dhe të këqijat. Roza ishte një engjëll dhe kjo, sipas fjalëve të konteshës për të cilat ajo, ndo nëse s’merrte vesh shume nga engjëjt, s’kishte të drejtë të dyshonte, ishte një e metë e madhe: por nga ana tjetër, ishte edhe një kameriere e mirë, siç e kishte miratuar edhe kontesha. Për një dyshim të fundit, zonja Fazano i foli për vajzën edhe të shoqit. Ky u tregua fjalëpakë, madje i vrazhdë: “Është apo nuk është engjëll, puna e saj, mjafton që mua të më hekurose pantallonat, të më lustrojë këpucët e të shkojë të më hapë derën.” Pas shume lëkundjesh, zonja vendosi ta merrte në provë. Por nuk deshi të hiqte dorë nga nxjerrja e ndonjë përfitimi prej situatës së veçantë.

“Po ju marr”, – i tha vajzës, “për kontesha Folaga-Pikio me tha se ju jeni engjëll…”, këtu u ndal një çast, duke shpresuar se Roza do ta mohonte, por ajo u kufizua me një skuqje, duke ulur sytë, “pra, atëherë e kuptoni vetë… nuk mund t’ju paguaj saç paguaj të tjerat… duhet të kënaqeni me njëmijë lireta më pak.” “Si të doni ju, zonje”, – u përgjigj engjëlli butësisht. Zonja Fazano, pas disa ditësh, e kuptoi se nuk i donte fare engjëjt, madje ndjente për ta një antipati të theksuar. Kjo ndjenjë armiqësie shprehej me dëshirën që kishte për ta munduar Rozën gjithmonë e më shumë. Për shembull, pasi vajza kishte pastruar sallonin, zonja shtirej sikur kishte vene re diku ne qoshe ndonjë kokrrize pluhuri dhe e urdhëronte që ta pastronte përsëri, por këtë radhë këmbadoras, ndërsa ajo me këmbe i tregonte vendet e ndotura. Ose tenxheret që s’ishin të ndritshme sa duhej ose më tej, xhamat e dritareve që duheshin larë duke hipur mbi parvaz. “Jeni e piste”, përsëriste zonja Fazano gjithë ditën, “jeni vërtet e piste.”

Nuk flasim për rastet kur vishej, pra kur zonja Fazano vetëm për të zgjedhur e veshur çorapet, e mbante Rozetën e gjorë të gjunjëzuar një gjysme ore të mirë me këmbën lakuriqe në prehër. Por, siç dihet, engjëjt janë të durueshëm dhe Roza e zotëronte këtë virtyt në shkallën më të lartë. Zonja Fazano, pasi kërkoi më kot ta zinte në gabim në zanatin e saj të shërbyeses dhe e gjeti vërtet të përsosur, arriti në përfundimin, ashtu si kontesha Folaga-Pikio se e vetmja e metë e vajzës, por shumë e madhe, ishte pikërisht se ajo ishte engjëll. Por në ç’mënyrë shfaqej kjo e metë? Dhe si te kapej pas saj?

Një të diel, kur Roza kishte dalë, zonja Fazano shkoi në dhomën e vogël të shërbyeses dhe rremoi imtësisht në tre sirtarët e komosë, pastaj në valixhen e vogël prej fibre, ku nuk gjeti veçse një fustán për t’u ndërruar, ndonjë zhele e pak ndërresa të tjera. Asgjë, vërtet asgjë prej engjëlli s’kishte në këto lecka të mjera; as në furrën prej druri te bardhë dhe në krehrin dhëmbërënë, që përbenin krejt tualetin e Rozës. Dhoma, gjithashtu, nuk binte erë engjëlli, por erë sapuni me qmim të lirë. Atëherë zonja Fazano mendoi ta përgjonte kamerieren. Besonte se në vetmi engjëlli do t’i shpaloste krahët, duke i nxjerrë nga shpatullat siç nxirren jashtë këmbët nga tryeza e lojërave, kjo do të mjaftonte për ta dëbuar: s’mund të qëndrosh në një shtëpi për sè mbari me dy flatra, qoftè edhe tè fshehura. Zonja u struk nè kopsht, prapa diitares së dhomës së Rozës: e pa té zhvishej, të krihej, të thurte gërshetin, të vishte një këmishë të gjatë pëlhure, të futej në krevat e të shuante dritën, por flatra, hiç fare. Edhe brerorja, tipar tjetër i engjëllit, do tè ishte një pretekst tjetër i miré për ta përzënë rozën: “Ju s’mund të shërbeni me brerore në tryezë, është diçka që s’mund të qëndrojë, keni kufjen tuaj me dantellë dhe duhet të kënaqeni…” Por sado që i mprehte sytë, nuk mundi të shohë brerore.

Megjithatë, zonja ishte e sigurt për këtë. Roza ishte vërtet një engjëll. Nuk e dinte përse, siç i thoshte herë- herë të shoqit, por tek ajo vajzè kishte diqka, s’di se ^farè… njè varg gjèrash… njèfarè pamje… Një ditë, më në fund, zonja i kumtoi burrit: “Kam vendosur ta përzë Rozën, është e mirè, është e përkryer… por unë nuk dua engjëj në shtëpinë time.”

Dhe kështu, Roza u përzu pa ndonjë pikë loti nga ana e saj dhe pa ndonjë fjalë ngushëllimi nga ana e zonjës. Por kjo e fundit, megjithatë, keqkuptohej: “Moj vajzë, keni shumë cilësi të mira, jeni serioze, punëtore, e ndershme, por ç’e do, jeni engjëll… Kjo do t’ju pengojë gjithmonë që të qëndroni gjatë në shtëpi zotërinjsh.” Pasi tha këto fjalë, zonja Fazano pranoi t’i shkruante rozës një karakteristikë të mirë, pa përmendur aty çështjen e të qenit engjëll. Pas pak ditësh, njëfarë zonje e quajtur Avoçeta, telefonoi për të marrë të dhëna lidhur me Rozën. “Ajo është e aftë”, u përgjigj zonja Fazano, “shumë e zonja, por më mirë t’ju paralajmëroj… ajo është një engjëll.”

 

Perktheu Faslli Haliti


Etiketa: , ,

Pas