Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të komentuara, të cilët u fejuan disa muaj më parë pas një super propozimi të reperit. Së fundmi, Eni ka habitur me një foto në Instagram, ku shihet në krahët e një mashkulli tjetër.
Kjo foto ka marrë shumë komente, ku nuk ka munguar as reagimi i Genc Prelvukajt, i cili i ka komentuar dy emoji të inatosur Enit në këtë foto.
Mirëpo, këngëtarja ia ka kthyer reperit komentin duke i thënë “Dashuri”. Mesa duket fotoja është bërë në kuadër të projektit të ri muzikor të Enit që quhet “Sekreti”.
Më pas, këngëtarja ka publikuar një video të Gencit që i bie fyellit, ndërsa ndodhen në shtëpi. “My baby”, ka shkruar Eni përbri kësaj video për partnerin.