Kryesore, Media

Eni Vasili për Mapon: Rama mund të provokojë zgjedhje të reja! Qeveria e teknicienëve, eksperiment i dështuar

“Nuk keni parë asgjë akoma …”


Kështu thotë prezantuesja dhe gazetarja e njohur, Eni Vasili kur u pyet nga gazeta Mapo për një parashikim për vitin 2019 për emisionin ‘Open’.

Sa i përket vitit 2018, ajo thotë se ky vit i ka dhuruar shumë kënaqësi profesionale.

“Nga shkurti programi që ideoj e drejtoj erdhi tre herë në javë për publikun të hënë, të martë dhe të enjte. Ka qenë një hap sa angazhues dhe intensiv aq edhe i bukur profesionalisht duke sjellë një seri debatesh, por edhe një galeri të tërë personazhesh me intervista pikante, të cilat morën shumë vëmendje. Sigurisht oferta e Top Channel në verë më sfidoi sërish në dëshirën për t’u rritur, rinovuar dhe evoluar. Ky sezon i parë në Top gjithashtu ka qenë mjaft impenjativ pasi përkoi edhe me një atmosferë politike të ngjeshur me ngjarje dhe  problematika të ndryshme. Por në distancë disamujore kur kthejmë kokën bashkë me stafin shohim se ia kemi dale të krijojmë nje program, i cili mishëron më shumë se kurrë sloganin tonë: “Open, i hapur për të gjithë”. Do të gjeni në këtë sezon drejtuesit më të  lartë politikë përballë banorëve të astirit, studentëve, pedagogëve, gazetarëve, duke e bërë logon tonë një platformë ku duan dhe synojnë të jenë të gjithë pjesëmarrës“.

Por si e vlerëson Eni Vasili vitin 2018 nga pikëpamja politike? Cila është nota e saj për qeverinë dhe opozitën?

Me nga një notë negative për të dyja. Së pari sepse siç u pa gjatë këtij viti, larg sondazheve partiake, qeveria ka humbur mbështetjen e  disa segmenteve të shoqërisë. Arroganca e shumë ministrave që ikën, të cilët silleshin si bajraktarë në dikasteret e tyre shumuar me arrogancën karakteriale të njohur tashmë të kryeministrit krijuan një atmosferë mbytëse që vetëm protesta e studentëve arriti ta zhbllokojë. Sa i takon qeverisë së re me emra teknicienesh mund të them se Italia disa vite më parë u bë laboratori i këtij eksperimenti politik. Edhe pse emrat e teknicienëve duke nisur me kryeministrin Mario Monti ishin me të respektuarit në nivel europian sërish eksperimenti dështoi. Opozita këtë vit është munduar të  mbështesë disa kauza qytetare si ajo e teatrit apo Astirit, por nuk ka arritur të konvergojë një energji mbështetëse për veten në njerëz. Në përgjithësi protestat e këtij viti janë bërë jashtë organizimeve politike dhe ky është një nga lajmet e mira të 2018-ës”.

“Zërat që flasin për sondazhet e brendshme të së majtës nuk përjashtojnë idenë që kryeministri t’i provokojë vetë këto zgjedhje për të dalë nga ngërçi i  protestave të paralajmëruara,” parashikon Eni Vasili.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas