Gjyqtarja Enkelejda Hoxha e ka konsideruar procesin gjyqësor ndaj sa si një sulm politik nga kryeministri Edi Rama.
Në seancën e sotme në GJKKO, Hoxha tha se hetimi ndaj saj nisi menjëherë pasi u cilësuar si monstër nga ana e kryeministrit.
Në vijim Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj.
Ajo u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.
Ajo është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Burimi: BW