Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim 1





               Publikuar në : 11:56 - 07/01/20 |
mapo.al

      Njoftim


Me vendimin Nr. 240, datë 23.12.2019, bordi i ERE-s ka filluar procedurën për miratimin e kërkesave dhe procedurave për përcaktimin e operatorit të emëruar të tregut të energjisë elektrike (NEMO) dhe rolet dhe përgjegjësitë e NEMOs dhe operatorëve të sistemit të transmetimit të energjisë në tregun e bashkuar”.



Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri” Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë.


Vendimin e sipërcituar do ta gjeni në faqen zyrtare të ERE www.ere.gov.al, në zërin “Vendime”.

KRYETARI

Petrit AHMETI

 



Pas