Njoftim
Me Vendimin nr.56, datë 03.04.2019, Bordi i ERE-s ka vendosur fillimin e procedurave për transpozimin e rregullores 2017/459 të miratuar me vendimin nr.2018/06/PhGl-EnC “Mbi themelimin e kodit te rrjetit për mekanizmat e alokimit të kapaciteteve në sistemet e transmetimit të gazit natyror”.
Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brënda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit.
Draftin e sipërcituar, mund ta gjeni në faqen tonë të web-it: www.ere.gov.al në seksionin Konsultime.
KRYETARI
Petrit AHMETI