Njoftim
Bordi i ERE-s me Vendimin Nr.132, datë 29.08.2019, filloi procedurën për miratimin draftit të “Rregullores së lidhjeve të reja në rrjetin e Gazit Natyror”.
Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim, brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit.
Vendimi i mësipërm dhe materiali përkatës, gjendet në faqen zyrtare të ERE-s: www.ere.gov.al në seksionin konsultime.
KRYETARI
Petrit AHMETI