Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:22 - 04/08/20 |
mapo.al

Njoftim

Me vendimin Nr. 125, datë 30.07.2020, Bordi i ERE ka filluar procedurën për shqyrtimin e planit të investimeve për vitin 2020 dhe përditësimin e planit 5-vjeçar të shoqërisë OSSH sh.a.


Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 30 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri” Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë.


Vendimin e sipërcituar si dhe aplikimin e OSSH sh.a. për miratimin e planit të investimeve për vitin 2020 dhe përditësimin e planit 5-vjeçar të shoqërisë OSSH sh.a. do ta gjeni në faqen zyrtare të ERE www.ere.gov.al.


 


KRYETARI
Petrit AHMETI

 

 



Pas