Njoftim
Me vendimin Nr.268, datë 28.12.2020, Bordi i ERE ka filluar procedurën për miratimin e “Rregullave të përdorimit të terminalit të gazit natyror të lëngshëm (GNL)” në Shqipëri.
Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 30 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri” Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë.
Vendimin e sipërcituar do ta gjeni në faqen zyrtare të ERE www.ere.gov.al, në zërin “Vendime” ndersa draftin e “Rregullave të përdorimit të terminalit të gazit natyror të lëngshëm (GNL)” në Shqipëri, e gjeni në zërin “Konsultime”.
KRYETARI
Petrit AHMETI