Njoftim për Liçencim
Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se shoqëria “S.P.E Gjadër” sh.p.k., ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, nga HEC-et “Gjadër nr. 1/1” me kapacitet të instaluar 2134 kW, HEC “Gjadër nr. 1/2” me kapacitet të instaluar 4406 kW, HEC “Gjadër nr. 2” me kapacitet të instaluar 2983 kW, HEC “Gjadër nr. 3” me kapacitet të instaluar 3874 kW, HEC “Gjadër nr. 4” me kapacitet të instaluar 5922 kW, HEC “Gjadër nr. 6” me kapacitet të instaluar 5619 kW, me kapacitet total të instaluar 24.938 Kw.
Me vendimin nr. 48, datë 27.03.2019, Bordi i ERE-s, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “S.P.E Gjadër” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, për një afat 30– vjeçar.
Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 30 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë.
KRYETAR
Petrit AHMETI