Njoftim për Licencim
Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të nenit 18 të “Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave” të ERE-s, të nenit 10 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije të gjithë personat, institucionet ose shoqëritë e interesuara se: shoqëria “BLAÇ ENERGY” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për tu pajisur me licencë në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Hec “Blaç”, në përroin e Kumbullës, në pellgun ujëmbledhës Urakë të Rrethit të Lezhës. Fuqia e instaluar do të jetë 1 300 kW dhe prodhimi vjetor 3 600 012 kWh.
Me Vendimin Nr.119, datë 04.06.2018, Bordi i ERE-s, ka filluar procedurat e liçensimit të këtij subjekti në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë Elektrike.
Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë, mund të paraqesin objeksionet e tyre, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë.
KRYETARI i ERE-s
Petrit AHMETI