Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për licencim 





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 11/02/20 |
mapo.al

Njoftim për licencim 


Në zbatim të nenit 40, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe proçedurat e ERE-s”; nenit 10, pikat 8, 9, 10 dhe 11 të Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se shoqëria “GEGA G” sh.p.k., ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike.



Me vendimin  nr. 26, datë 10.02.2020, Bordi  i ERE-s filloi procedurën për  licencimin e shoqërisë “Gega-G” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Hec “Prevalli”, në Përroin e Zallit të Kostenjës, Degë e Zallit të Lunikut, me derdhje në Lumin Shkumbin, Fshati Prevalli, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me kapacitet të instaluar 1750 kW, për një afat 30-vjeçar.


Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë.

KRYETARI  

Petrit AHMETI

 

 



Pas