Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për licencim 








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:18 - 24/03/20 |
mapo.al

Njoftim për Licencim


Në zbatim të nenit 43, pika 2 e Ligjit Nr.43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar; nenit 19 gërma ”a”, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pika 8 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike”, bëjmë me dije se shoqëria “Green Energy Trading Albania” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për rinovimin e licencës së tregtimit të energjisë elektrike.


Me vendimin nr. 49, datë 24.03.2020, Bordi i ERE-s, filloi procedurën për rinovimin e licencës së shoqërisë “Green Energy Trading Albania” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.



Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë ose në postën elektronike, në adresën [email protected]


KRYETAR
Petrit AHMETI


 

 

 



CLOSE
CLOSE
Pas