Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Liçencim 2






               Publikuar në : 12:13 - 01/03/19 |
mapo.al

Njoftim për Liçencim 


Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se shoqëria “SANG 1” sh.p.k., ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, nga Hec “Thirrë”, me vendodhje Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë.

Me vendimin  nr. 27, datë 28.02.2019, Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “SANG 1” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, për një afat 30– vjeçar.

Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 30 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë.

 

 



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas