Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9 dhe 10, 11 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se, shoqëria “AFRIMI K” sh.p.k., ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, për tu pajisur me licencë në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë Elektrike.
Me vendimin nr.138, datë 06.09.2017, Bordi i ERE-s, filloi procedurën për licensimin e shoqërisë “AFRIMI K” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike.
Të interesuarit që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 30 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë.
KRYETARI
Petrit AHMETI