Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Licencim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:59 - 25/06/20 |
mapo.al

Njoftim për licencim 

Në zbatim të nenit 40, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe proçedurat e ERE-s”; nenit 10, pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se shoqëria “SEKA HYDROPOWER” sh.p.k., ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Seka” dhe “Zais” me kapacitet total 14962 KW, me vendodhje respektivisht HEC Seke: Ekonomia pyjore, Fshati Prell, Nj.A. Rukaj, Bashkia Mat, Qarku Diber dhe HEC Zais: Ekonomia pyjore, Fshati Zais, Nj.A. Selite, Bashkia Miredite, Qarku Lezhe;


Me vendimin  nr. 101, datë 24.06.2020, Bordi  i ERE-s filloi procedurën për  licencimin e shoqërisë “SEKA HYDROPOWER” sh.p.k, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et: “Sekë”; me kapacitet të instaluar 12667 kW dhe Zais” me kapacitet të instaluar 2295 kW, me kapacitet total 14962 kW, për një afat 30 vjeçar.


Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë.                    



 KRYETARI                                                                                                          


 Petrit AHMETI


 

 



CLOSE
CLOSE
Pas