Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për licencim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:59 - 21/09/20 |
mapo.al

Njoftim për licencim

Në zbatim të nenit 43, pika 2 e ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, nenit 10 pika 8 të Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike, nenit 19, germa ”a”, të Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”, bëjmë me dije se shoqëria “IDI 2005” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë për tu pajisur me licence ne veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Kamican” me kapacitet te instaluar 1860 kW, i cili do te shfrytezoje ujrat e Perroit te Kamicanit dhe Bistes me derdhje ne Lumin Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan.


Me vendimin nr. 150, datë 18.09.2020, ERE filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “IDI 2005” sh.p.k, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike.


Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Viktor Eftimiu”, 1023, Tiranë.



 


KRYETARI 


Petrit AHMETI

 



Pas