Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për licencim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:45 - 17/11/20 |
mapo.al

Njoftim për licencim

Në zbatim të nenit 43, pika 2 e Ligjit Nr.43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar; nenit 19, gërma ”a”, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pika 8 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike”, bëjmë me dije se shoqëria “HEC ZALL XHUXHE” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike me vendodhje në kaskadën e përroit të Zall Xhuxhë, degë e Lumit Fan i Vogël, Bashkia Mirëditë.


Me vendimin nr. 187, datë 16.11.2020, Bordi i ERE-s, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “HEC ZALL XHUXHE” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, nga HEC “Xhuxhë 1” me kapacitet të instaluar 3487 kW dhe HEC “Xhuxhë 2” me kapacitet te instaluar 1254 kW dhe me kapacitet total te instaluar 4741 kW, me vendodhje në kaskadën e përroit të Zall Xhuxhe, degë e Lumit Fan i Vogel, Bashkia Mirëditë.


Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë, si dhe në postën elektronike, në adresën [email protected], nisur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.



KRYETAR
Petrit AHMETI



 



Pas