Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për licencim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:46 - 07/06/21 |
mapo.al

Njoftim për licencim

Në zbatim të nenit 40, pika 1, e ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar; nenit 19, pika 1, germa ”a”, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”; nenit 10, pika 8 dhe 9, të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, bëjmë me dije se shoqëria “TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë për licencim në veprimtarinë e tregtimit te energjisë elektrike.






Me vendimin nr. 135, datë 07.06.2021, Bordi i ERE-s, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.


Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën:





Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Viktor Eftimiu”, 1023, Tiranë, si dhe në postën elektronike, në adresën [email protected], nisur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.



KRYETARI
Petrit AHMETI



1



Pas