Njoftim për modifikim licence
Në zbatim të nenit 43, pika 2 të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar; nenit 19, pika 1, germa “a”, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe proçedurat e ERE-s”; nenit 10, pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se shoqëria “HEC Bishnica 1,2” sh.p.k., ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për modifikimin e aneksit të licencës, me nr. 95, seria PV10K, dhënë me Vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-S nr. 23, datë 23.03.2010, për prodhimin e energjisë elektrike, për një afat 30-vjeçar. Modifikimi i aneksit të kësaj licence kërkohet për arsye të ndryshimit të numrit të njësive gjeneruese, nga 2 (dy) njësi me kapacitet të instaluar 2.5 MW, në 3 (tre) njësi me kapacitet të instaluar 2.5 MW.
Me vendimin nr. 14, datë 23.01.2020, Bordi i ERE-s filloi procedurën për modifikimin e aneksit të licencës së shoqërisë “HEC Bishnica 1,2” sh.p.k me nr. 95, seria PV10K, dhënë me Vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-S nr.23, datë 23.03.2010, për prodhimin e energjisë elektrike, për një afat 30-vjeçar.
Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë.
KRYETARI
Petrit AHMETI