Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për rinovim licence          








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 06/11/20 |
mapo.al

Njoftim për rinovim licence          

Në zbatim të nenit 43, pika 2 e Ligjit Nr.43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar; nenit 19, gërma ”a”, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pika 8 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike”, bëjmë me dije se shoqëria “ENERGIA GAS AND POWER” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për rinovimin e licencës së furnizimit të energjisë elektrike.


Me vendimin  nr. 172, datë 04.11.2020, Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për rinovimin e licencës së shoqërisë “ENERGIA GAS AND POWER” sh.p.k., në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike.


Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë, si dhe në postën elektronike, në adresën [email protected], nisur nga situata e krijuar për shkak të pandëmisë COVID-19.



 KRYETAR 


Petrit AHMETI


 

 



Pas