Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Epidemi nga uji në Tiranë, gazetari thirrje të fortë kryetarit të ERU

by ro ot
09/09/2019
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
0

Nga Klodian Tomorri

Po lexoja rastësisht një intervistë të kryetarit të Entit Rregullator të Ujit, Ndriçim Shani. Eshtë një intervistë e botuar në datën 11 janar 2018, në të cilën kreu i ERU-së justifikonte rritjen me 44.4 për qind të tarifës së ujit në Tiranë.

Nuk e di nëse intervista ka qenë e sponsorizuar, por fakti që është botuar në disa gazeta dhe revista njëkohësisht ngre pikepyetje. Megjithatë nuk është ky thelbi.

Pjesa më e rëndësishme e intervistës është justifikimi i rritjes së çmimit. Dhe z. Shani, e ka justifikuar që në titull. Në të gjitha gazetat dhe revistat ku është botuar intervista titulli ka qenë i njejtë: “Tirana, çmimi që duhet paguar për të patur furnizim me ujë 24 orë në ditë”.

Historinë e tarifave e pamë si shkoi. Përmes vendimit të ERU-së, qytetarëve të Tiranës iu moren 1 miliardë e 170 milionë lekë ose 10 milionë euro shtesë në vit. Fatkeqësisht tani po shohim dhe historinë e furnizimit 24 orë në ditë, teksa autobotet dhe bidonat kanë uzurpuar çdo lagje, cep apo pallat të Tiranës.

Sipas raportit vjetor të ERU, pra sipas raportit të pergatitur dhe firmosur nga vet z. Shani, në vitin 2018 koha e furnizimit me ujë të Tiranës ra në 10.1 orë në ditë nga 11.04 orë në ditë që ishte në vitin 2014. Pra vitin e kaluar Tirana kishte 1 orë në ditë më pak uje se sa në vitin 2014.

Në fund të këtij perversiteti, natyrshëm lind një pyetje;

Zoti kryetar i ERU, si të rrihet më në atë karrige?!

Nuk e di nëse vendimi për rritjen e tarifave ka përgjegjësi ligjore. Por a ndjen ti zoti kryetar dhe të gjithë antarët e ERU-së ndonjë përgjegjësi morale, teksa në Tiranë po përhapen epidemi nga mungesa e ujit?

Vetëm një ditë më parë ishin mbi 250 veta të shtruar ne urgjencë dhe tashmë të gjitha autoritetet shëndetesore dyshojnë se shkaku i epidemisë është mungesa e ujit, edhe pse kanë frikë ta thonë me zë të lartë në publik.

Të gjithë këta po paguajnë 10 milione euro në vit më shume nga vendimi yt. Dhe ne vend të ujit 24 ore po marrin sëmundjet.

Çoji të ndenjurat nga karrigia zotëri. Eshtë minimumi i përgjegjesisë që mund të marrësh para atyre qytetarëve me bidona në dorë dhe atyre që po zenë shtreterit e spitaleve nga epidemitë.

 

 

 

Tags: Klodian TomorrimungeseNdriçim Shaniuji“epidemi”

JU SUGJEROJME

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
Aktualitet

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese

16/05/2022
Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
Aktualitet

Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar

16/05/2022
Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
Aktualitet

Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër

16/05/2022
Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri

16/05/2022
Next Post
Pas zgjedhjes si kryetar bashkie, Isai zbulon dëshirën për martesë

Pas zgjedhjes si kryetar bashkie, Isai zbulon dëshirën për martesë

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
  • Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
  • Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
  • Aktori i njohur Jason Momoa kërkoi falje, po vëllezërit Veshaj pse nuk e bëjnë?
  • Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In