Aktualitet

Epidemia, masat që mori Ali Pashë Tepelena: 150 shtretër për 40 mijë banorë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:27 - 07/04/20 |
mapo.al

Në librin e Sabri Godos, për Ali Pashë Tepelenën, ka një moment ku tregohen masat e marra nga kreu i Janinës, në fund të shekullit të 18 kur plasi epidemia e kolerës, siç e quanin. Në atë kohë, qyteti që drejtonte Ali Pasha kishte afërsisht 40 mijë banorë. Të bën përshtypje, numri i shtretërve për një popullsi modeste, pra 150. Po ashtu, rregullat e rrepta dhe strikte që askush nuk guxonte t’i vinte në dyshim.


“Në urdhërin e ri të Aliut, kërkohej zierja e ujit dhe e enëve, spërkatja e banesave dhe dyqaneve me gëlqere, djegia në breg të liqenit të plaçkave të shtëpisë ku dyshohej për sëmundje. Rregulla të reja ishin vënë për shitblerjet. Nenet e kësaj bujurdie duhet ti dinin përmendësh mejhanexhinjtë, berberët, tregtarët. Shkelja më e vogël paguhej me vulosjen e dyqanit dhe plasjen në birucë. Çdo njeri që vuante nga një sëmundje e dyshimtë dërgohej në spitalin me njëqind e pesëdhjetë shtretër të hapur nga Aliu ku shërbenin mjekë të njohur. Njerëzit u gëzoheshin këtyre masave, por edhe ruheshin prej tyre”, shkruhet në librin e Godos, që është biografia më e realizuar për Ali Pashë Tepelenën.


Mapo.al


 



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas