Aktualitet

Epidemia nuk ndalet me propagandë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:15 - 10/03/20 |
Nga Klodian Tomorri

Fatmirësisht Shqipëria dhe gjithë Europa patën dy muaj kohë për t’u përgatitur për koronavirusin. Fatkeqësisht Europa dhe Shqipëria dështuan të ndalnin epideminë.



Ky është një moment i vështirë për të gjithë, por jo pa zgjidhje. Shembulli se si bota mund të triumfojë mbi koronavirusin vjen nga vatra ku ai shpërtheu, Kina dhe Korea. Dhe të dy këto modele suksesi kanë një të përbashkët, parandalimin.


Ne Kinë epidemia u vu nën kontroll dhe tani rastet e reja po shkojnë drejt zeros. Modeli i suksesit kinez është dora e hekurt, që forcoi karantinë me të madhe në historinë e njerëzimit. Edhe sot, instrumenti më i mirë që ka njerëzimi për të parandaluar epidemitë masive mbetet ai i cili ka ekzistuar që nga mesjeta, pra karantina. Dhe Kina e dëshmoi se karantinat funksionojnë gjithmonë.




Modeli i dytë i suksesit është Korea e Jugut, një tjetër vend i cili po e vë me sukses nën kontroll epideminë. Modeli korean është ai i testimit me shpejtësi të pacientëve përmes metodave inovative. Sa më shpejt zbulohen të infektuarit aq më shumë mundësi ka të ndalet zinxhiri i infektimit.



Qeveria koreane nxorri grupet mjekësore të testonin pacientët në rrugë. Deri tani Korea e Jugut ka kryer mbi 200 mijë testime për koronavirus dhe falë kësaj arritën të zbulojnë dhe izolojnë në kohë të infektuarit duke ngadalësuar përhapjen e epidemisë.


Emergjencat e shëndetit publik kërkojnë qeverisje me dorë të hekurt. Shëndeti i popullatës nuk mund të lihet në mëshirën e karantinave vullnetare, sic eksperimentoi qeveria shqiptare dhe ato të Europës.

Qeveria duhet të forcojë urgjentisht masat ndëshkuese. Thyerja e karantinës duhet të jetë vepër penale, e cila të dënohet automatikisht me burg. Dënimi me gjobë i dikujt që kërcënon shëndetin e mijëra të tjerëve është çmenduri.

Bizneset që kanë numër të madh punonjësish duhen detyruar me ligj t’i shpërndajnë ata dhe të shfrytëzojnë punën nga shtëpia. Grumbullimet e njerëzve duhen ndaluar me ligj, ndërsa zërat e injorancës, që relativizojnë epideminë duhen refuzuar dhe madje dënuar sepse i bëjnë qytetarët që të mos marrin masat e duhura. Kjo ishte ajo që ndodhi në Itali.

Paralelisht duhet të shikohet mundësia që një pjesë e punonjësve shteterorë, të pakten ato që nuk lidhen me aktivitetet e emergjencës të lihen pushim.

Ministria e shëndetësisë duhet të jetë më agresive në testimin e pacientëve, pavarësisht kostove. Në emergjencat shëndetësore, buxheti shkon automatikisht në funksion të mbrojtjes së shëndetit të popullatës.

Qeverisja me dorë të hekurt është dhe rruga më e mirë për të mos lejuar panik. Kur qytetarët shohin se shteti po vepron me vendosmëri për të vënë nën kontroll situatën ndihen më të sigurtë dhe nuk i dorëzohen panikut. Paniku nuk përmbahet duhet zbukuruar të vërtetën. Përkundrazi, fshehja apo zbukurimi i të vertetes dhe relativizimi i saj krijon efektin e kundërt.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas