Aktualitet

Epidemiologu: Koronavirusi do të rikthehet, masat që duhen marrë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:03 - 12/05/20 |
mapo.al

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria e ka kaluar tashmë ciklin e coronavirus dhe ndaj numri i të prekurve ka rënë në mënyrë të ndjeshme.


Por, pavarësisht se në 11 ditët e para të muajit maj, në vend nuk ka asnjë viktimë dhe të infektuarit kanë qenë të pakët, Alimehmeti shpreh shqetësim për mungesën e të dhënave shkencore mbi numrin e popullsisë që e ka kaluar COVID-19.


“Sa është i përhapur vërtetë virusi nuk mund ta themi dot vetëm përmes tamponit, tamponi është vetëm një fotografi e momentit. Mund të themi që për momentin ky virus e ka bërë ciklin e vet, pasi që në fillim mendohej se do të ishte rreth 10 javë, pra rreth 70 ditë. Ne sot jemi në ditën e 100-të dhe mund të themi qartësisht se këtë cikël e kemi plotësuar”, tha mjeku.


Alimehmeti theksoi më tej se me rritjen e temperaturave, në vendin tonë do të ulë ndjeshëm mundësinë për t’u infektuar nga coronavirus, por kjo nuk do të thotë se do të zhduket plotësisht. “Fuqia e virusit ulet në temperaturë të lartë. Nuk e zhdukin komplet por e minimizojnë mundësinë ngjitëse të tij në temperatura të larta. Shfaq një sezonalitet, por ndryshe nga gripi, coronavirus në verë nuk zhduket komplet. Temperatura do na ndihmojë shumë por nuk do ta zhdukë. Ky virus jeton shumë pak në ambient me diell”, u shpreh epidemiologu.


Ai bën thirrje për kryerjen e studimeve për të kuptuar se sa është numri i personave që e kanë kaluar COVID-19, e cila do të tregonte dhe përqindje e popullsisë që ka krijuar imunitet ndaj virusit pasi do të rikthehet sërish në vjeshtë.

“Patjetër do të ketë një rikthim por do të shohim sa do të jetë vlera e tij. Për të pas më të qartë fotografisë si do të ndodhë kjo, ne kemi nevojë të dimë sot sa për qind e njerëzve e kanë kaluar. Pa këtë ,ne shkojmë në gjueti me sytë mbyllur. Pra, po të godasim, do të godasim, thjesht prej fatit dhe jo prej shënjestrës. Duhet të bëjmë studimet tona në mënyrë që të kemi fotografinë e duhur për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm”, tha ai.

Lidhur me teoritë se virusi është krijuar në laborator, ai tha se, nuk ka asnjë provë dhe asnjë studim të vetëm që e mbështet këtë ide, pasi të gjitha studimet tregojnë se është krijuar nga natyra.

“Së pari nuk ka asnjë provë dhe asnjë studim të vetëm që ky virus është krijuar në laborator. Ky virus është krijuar në mënyra natyrore dhe nga kafshët është transmetuar tek njeriu. Për sa do të kemi ne jetë, viruse dhe bakter të reja do të ketë gjithmonë”, deklaroi mjeku./ euronews.al/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas