Aktualitet

Epidemiologu: Kufizimet nga koronavirusi mund të jenë të nevojshme edhe për dy vite





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:53 - 03/05/20 |
mapo.al

Njerëzit mund të duhet të jetojnë me disa kufizime për dy vite ose më shumë, për të mbajtur nën kontroll koronavirusin, sipas shkencëtarit që kryeson grupin e punës të qeverisë zvicerane lidhur me COVID-19.


Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, epidemiologu dhe studiuesi i shëndetit publik, Matthias Egger deklaroi se shpresonte që testimet për vaksinat mund të kryhen pas një viti, por ai paralajmëroi se kufizimet mund të vazhdojnë.


“Njohuritë mbi këtë virus janë të pakta. Është e mundur që të zbulojmë karakterstika të pakëndshme që mund të komplikojnë dhe ngadalësojnë zhvillimin e vaksinave efektive dhe të sigurta”, shtoi ai.


Për t’u siguruar që sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, nuk përhapet në të gjithë komunitetin, njerëzit do të duhet të mbajnë maska, të ndjekin rregullat e higjenës dhe të mbajnë distancën sociale.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas