Aktualitet

Epidemiologu suedez: Pavarësisht se çfarë bëni, të gjithë do të infektoheni nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:19 - 09/05/20 |
mapo.al

Javët e fundit, mbase si asnjëherë më parë, gazetarë, specialistë dhe politikanë nga vende të ndryshme të botës janë ndalur të analizojnë dhe debatojnë atë që tashmë quhet “çështja suedeze”.


Vendi i vogël nordik ka ndërmarrë një seri masash krejt të ndryshme nga vendet e tjera përballë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ndërsa ekspertët e saj sigurojnë që “pavarësisht se çfarë bëni ju, të gjithë do të infektoheni nga koronavirusi”.


Qeveria e Suedisë ka pasur një “mbyllje të butë” të bazuar në thelb, mbi besimin që ekziston midis popullatës dhe midis saj dhe qeverisë dhe institucioneve të saj.


Pra, vetëm disa ngjarje janë ndaluar, kryesisht mbledhjet të më shumë se 50 personave dhe megjithëse universitetet janë të mbyllura, kopshtet dhe shkollat ​​e fëmijëve po vazhdojnë ende të punojnë.


Restorantet dhe baret gjithashtu nuk janë të mbyllura, megjithëse distanca ndërmjet tavolinave respektohet.

Epidemiologu suedez, Johan Giesecke, e ka mbrojtur strategjinë e vendit të tij për koronavirusin, duke thënë se masat e izolimit që janë marrë nga shtetet e tjera thjesht janë duke e vonuar rritjen e pashmangshme të infektimeve dhe vdekjeve dhe jo duke e parandaluar atë.

Ai tha se përpjekjet për ta ndaluar përhapjen e sëmundjes janë të kota, sepse gjasat janë që të gjithë njerëzit të jenë të ekspozuar ndaj saj para se të gjendjet një trajtim.

Suedia deri më tani i ka regjistruar 25,265 raste të infektimeve dhe 3,175 viktima.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas