Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Epika e yjeve të mëngjesit

by mapo.al
20/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Për këdo që i duhet të nisë ditën para agut, sheh në rrugët e qyteteve, gra e vajza që nxitojnë për në vendet e punës, kryesisht pranë ndonjë fasonerie.

Janë çuar rreth orës 4-5:00 të mëngjesit për të nisur edhe njëherë sfilitjen e një ditë të gjatë.



Diku në një qoshk, pagëzuar me emrin Omonia, me gjasë term i importuar nga emigrimi, sheh grumbuj burrash të mrrudhur. Një lopatë a kazmë në dorë. Në tjetrën, një trastë të vogël ku vështirë të gjesh gjësend, veç një çape bukë e qepë.

Lajmet e atdheut mbështjellin me copa gazetash atë fetë buke nën titujt pompozë për rritje ekonomike.

Shëndetligj, të rreckosur e shikimhumbur në pritje të dikujt që mund t’i duhen krahët e dobët të tyre me duart e zhubrosura si harta e një bote lotmadhe.

Në këmbim të bukës së përditshme për gojët e shtëpisë, të fëmijëve a familjarëve të pamundur, brenda mureve që mbajnë gjithëfarëlloj dramash.

Atëherë kur birbot e politikës së madhe, të egos dhe luksit, ende gërhasin parajsinë e gjumit të thellë me ëndrra plot arritje, shqiptarët, si nga epika e yjeve të mëngjeseve, (titulli i një pikture të Edison Gjergos për të cilën autori u burgos) numërojnë venitjen e shpresës për gjetjen e një pune.

Numërojnë kohën tek thërmohet në mijëra copash.

Burrat dhe gratë e mëngjeseve takohen diku. Në pikën e pafuqisë për të reaguar ndaj shfrytëzimit dhe pagës mizerabël.

Takohen te braktisja e atij rregullatori që quhet shtet. Që duhet të ishtë dalëzotës i shtetasëve të vet, për të pambrojturit, të shtypurit.

Takohen përballë deledashëve që drejtojnë shtetin, nën kërcënimin se nëse ata protestojnë ndaj kushteve dhe pagave, zëvendësohen lehtësisht me bangladeshas.

Ata dhe mijëra të tjerë, takohen si skllevërit e babëzisë së një grushti padronësh që ndajnë të mirën publike në mënyra mafioze me padronët e Atdheut në zyrat e shtetit.

Shpesh, shumë shpesh, trasta e vogël me bukë, kthehet në shtëpi. Si një kafshatë e pamerituar e një dite të papunë.

Koha për një delirium tremens, për një dridhje e shkundje si pas varësisë ndaj drogës, trokëllin në portat e mëdha të egos sonë të vogël, të hutuar në kllapi.

Ndërkohë që shkruaj, kërkohet prej ditësh një tjetër minator nën gërmadhat e minierës së Bulqizës.

Toka jonë, kjo gërmadhë e pasur, ngjan me një revolucioni që ha bijtë e vet.

Një pakicë grykësie shkel nga sipër saj pjesën tjetër, të amshuar nën gërmadha.

Tags: Genti Çela

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Irena Beqiraj: Duhet një qasje e re për ekonominë

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In