EPPC Albania është partneri zyrtar ekskluziv i Erickson Coaching International në Shqipëri.
EPPC Albania ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga viti 2021 është partneri zyrtar ekskluziv i Erickson Coaching International në Shqipëri.
Ky program i ri për mentorët (coaches) është një hap revolucionar nga EPPC në tregun shqiptar, pasi jo vetëm që i jep tregut një mjet të ri inovativ për t’i ndihmuar ata të trajtojnë çështjet më kritike me të cilat përballen, por ky program është i vetmi program i akredituar në rajon që ka standardin e artë të ICF (Federatës Ndërkombëtare të Coaching).
“Meqenëse në tregun shqiptar, coaching është në fazat e tij të para të pjekurisë qëllimi ynë ishte që të ishim kompania e parë e akredituar e trainimit që mund të mbështesë kompani të tjera në këtë drejtim.” – thotë Erald Pashaj, themelues i EPPC.
Parimi që qëndron pas këtij programi coaching është të ofrojmë modulet më bashkëkohore të trainimit profesional bazuar në standardet më të larta të ICF (Federata Ndërkombëtare e Coaching). Përmes këtij programi të fokusuar tek zgjidhja, ne synojmë të implementojmë një kulturë coaching dhe mentorimi në organizata pasi e konsiderojmë si mjetin më të fuqishëm që mund të transformojë individë dhe organizata.
“Për ne Erickson ka dy shtylla të forta: Vlerat njerëzore, sic janë integriteti, fuqizimi, të mësuarit, shërbimi dhe lumturia dhe fokusi tek zgjdhja. Këto janë pikërisht ato për të cilat tregu ynë ka më shumë nevojë”. shpjegon Dalina Gjiçali, Drejtuese në EPPC Albania.
“Për momentin në botë ka mbi 45.000 mentorë (coach) të Erickson dhe ne kemi shumë dëshirë të kontribuojmë në zhvillimin e një komuniteti të fortë profesional të trajnuesve me qasjen e fokusuar tek zgjidhja” – thotë ajo.
Për të mësuar më shumë rreth Programit të “Erickson Coaching” vizitoni www.eppc.al
Për më shumë informacion:
Tel: +355676098593
Email: [email protected]
********************************
Rreth Erickson Coaching International
Që prej vitit 1980, Erickson Coaching International është i njohur në të gjithë botën si qendër edukimi e cila u ofron pjesëmarrësve të tyre programe trainimi profesional në fushën e coaching dhe përmirësimit të burimeve njerëzore, që plotësojnë të ashtuquajturin “standard të artë” të shoqatës më të madhe të trajnuesve coach – ICF.
Rreth EPPC Albania
ep & partners consultancy (EPPC) ltd. u themelua në Prill të vitit 2009 në Tiranë, Shqipëri. EPPC u krijua me qëllim të mbështesë kompanitë që operojnë në Shqipëri dhe në Kosovë në zhvillimin e stafit të tyre dhe për të lehtësuar shërbimet e burimeve njerëzore.
Aktiviteti i EPPC mbulon 4 pilarë kryesorë në fushën e: trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira. Me një strukturë solide të shtrirë në 4 departamente kryesore konsulentët tanë ofrojnë zgjidhje të personalizuara me fokus nëvojën e klientit.